Flash News

KRYESORE

Man. United fiton derbin, Guardiola nuk ka shans për hakmarrje

Man. United fiton derbin, Guardiola nuk ka shans për hakmarrje

Nuk ka hakmarrje nga Pep Guardiola. Manchester United sot fitoi 2-0 kundër Manchester City në Old Trafford. “Djajtë e Kuq” kishin një strategji fantastike në këtë takim dhe plani i Solskjaerit funksionoi më së miri.

United kaloi në avantazh me një goditje dënimi. Mesfushori i transferuar në janar, Bruno Fernandes, dha asist për francezin Martial, i cili gjeti rrjetën në minutën e 30-të. Ederson la në baltë skuadrën e tij me një gabim që rezultoi fatal.

City dominoi si zakonisht në qarkullimin e topit, por pa shënuar asnjë gol. Ndeshja u shty me tetë minuta të tjera dhe fiks në sekondat e fundit Ederson bëri një tjetër gafë, duke i dhënë topit McTominay, i cili shënoi golin e dytë, që praktisht mbylli dhe takimin.

Me këtë fitore, United tregoi se është kockë e fortë dhe se dalëngadalë po formon një bosht skuadre me disa lojtarë kryesorë të trajnerit Solskjaer. Ky nuk është viti i Pepit në ishull. Ndoshta në Champions do të surprizojë...

Të fundit