Flash News

KRYESORE

Manaj me arritje historike, Setien publikon listën

Manaj me arritje historike, Setien publikon listën

Një lajm i madh ka ardhur për Rey Manajn. Sulmuesi shqiptar do të grumbullohet nga trajneri Quique Setien për ndeshjen e radhës kundër Getafes. Ekipi katalanas ka publikuar listën dhe emri i tij figuron te të grumbulluarit.

Fieraku ka arritur të bindë numrin një të stolit. Ekipi kampion i Spanjës ka probleme me sulmin, pasi i ka të gjithë sulmuesit të dëmtuar. Alternativa e lojtarit tonë është e vetmja. Një fat i madh për të riun, pasi mund të debutojë me skuadrën katalanse.

Manaj u ble nga Albacete dhe u mor për ekipin B, por duket se do të qëndrojë me ekipin e parë të spanjollëve. Tekniku është bindur nga forma e lojtarit shqiptar.

 

Të fundit