Flash News

KRYESORE

Manaj nuk realizon ëndrrën e madhe, Setien vendos për të

Manaj nuk realizon ëndrrën e madhe, Setien vendos për të

Rey Manaj nuk ia ka dalë të bëjë hapin e madh. Ai u stërvit me ekipin e parë para ndeshjes me skuadrën e Levantes, por sërish nuk figuron në të përzgjedhurit e trajnerit Quique Setien.

Numri një i stolit nuk e ka përfshirë në listë, pasi emri i sulmuesit figuron mes të grumbulluarve të Barcelonës B. Ekipi i dytë luan prej orës 12:00 kundër Prat, vendi i parafundit në Kategorinë e Tretë.

Manaj me shumë mundësi do ta nisë si titullar dhe duhet të tregojë veten. Ai luajti mirë dhe në sfidën e parë, por nuk gjeti golin. Lushnjari shpreson që të realizojë ëndrrën duke u grumbulluar me ekipin e parë.

https://twitter.com/FCBarcelonaB/status/1223894121334689792?s=20

Të fundit