Flash News

KRYESORE

Manaj po transferohet te Barcelona, ky nuk është një fake news!

Manaj po transferohet te Barcelona, ky nuk është një fake news!

Lajm i gëzueshëm për futbolldashësit shqiptarë dhe sidomos ata që ndjekin javë pas jave legjionarët kuqezi. Sipas gazetës katalanase "Sport", nuk ka më dyshime mbi lajmin më të bujshëm të ditëve të fundit mbi transferimin e Rey Manajt te Barcelona. Gjërat duken drejt përfundimit dhe sulmuesi shqiptar do të luajë me Barcelonën B.

Meqë talentet Ansu Fati dhe Carles Perez tani janë në ekipin e parë të Valverdes, drejtuesit katalanas kanë menduar të transferojnë lojtarin i cili aktualisht aktivizohet tek Albacete, ekip ku ka shënuar 7 gola në 30 ndeshje.

Barcelona B luan në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll dhe renditet në vend të pestë të grupit B. Manaj mund të sjellë disa gola më shumë për këtë skuadër. 22-vjeçari ka shanse të jetë pranë yjeve si Leo Messi dhe Antoine Griezmann. Nëse stërvitet me ta, ai do të përmirësohet dhe, kushedi, mund të luajë me ekipin e parë.

Të fundit