Flash News

KRYESORE

Manaj zyrtarisht i Barcelonës, zbulohen detajet e operacionit

Manaj zyrtarisht i Barcelonës, zbulohen detajet e operacionit

Transferimi i Rey Manajt te Barcelona pati plot peripeci, por tashmë është zyrtare. Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të luajë deri në vitin 2023 me katalanasit.

Klubi blaugrana ka postuar në faqet e saj zyrtare komunikatën e këtij transferimi. Lojtari nga Lushnja do të luajë fillimisht me skuadrën B të Barcelonës dhe, nëse bind, mund të provojë veten edhe me yje si Leo Messi dhe Antoine Griezmann.

Klauzola e largimit e Manajt do të jetë 50 mln euro, e ngjashme me atë të një tjetër shqiptari premtues pak vite më parë, Donis Avdijaj (kur konsiderohej talent shpërthyes te Schalke 04). Manaj deri në dhjetor ka luajtur tek Albacete, e cila ka përfituar 700 mijë euro nga shitja e tij.

Të fundit