Flash News

KRYESORE

Manasirliu: Nesër nis vaksinimi i grupit, kategoria që përfiton e para

Manasirliu: Nesër nis vaksinimi i grupit, kategoria që përfiton e

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se nga dita e nesërme nis procesi i vaksinimit të gripit në Shqipëri.

Duke folur në ‘Open’, ministrja tha se kategoria e parë që përfiton t’i nënshtrohet vaksinimit do të jenë mjekët dhe më pas do të vijohet me grupet e riskut.

“Vaksina ka ardhur në vendin tonë. Vaksinimi do të fillojë nesër ku fillimisht do të vaksinohen stafi mjekësor. Pastaj do të shikohen kategoritë e riskut. Ndër ato kategorik janë të sëmurët kronikë. Pastaj do shikohen me interes mësuesit dhe fëmijët 2 deri në 4 vjeç.

Vaksinat i kemi porositur që në Korrik. Nesër, datë 30 shtator do të fillojë vaksinimi për gripin”- tha Manastirliu.

Të fundit