Flash News

KRYESORE

Manastirliu i “trembet" paralajmërimit, dërgon 29 inkubatorë të rinj në maternitete

Manastirliu i “trembet" paralajmërimit, dërgon 29

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një inspektimi në maternitetin e Elbasanit, shpërndau çeqet e bebes për nenat e reja. Ministrja theksoi se po investohet në çdo spital rajonal.

“Po investojmë për përmirësimin e infrastrukturës në maternitete në të gjitha spitalet rajonale, me fokus tek përmirësimi i kujdesit për nënën dhe fëmijën. Fuqizuam shërbimin e neonatologjisë me 29 inkubatorë te rinj dhe 8 eko obstetrike gjinekologjike”- tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi gjithashtu nisjen e investimeve në disa maternitete. Kjo lëvizje e Manastirliut vjen pas deklaratave të kryeministrit Rama se i ka lënë vetëm 6 muaj afat për të ndryshuar performancën.

Të fundit