Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Manastirliu nuk e përjashton rrezikun e një mbylljeje të dytë prej pandemisë: Do varet nga dinamika
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk e ka përjashtuar rrezikun e një mbylljeje të dytë prej pandemisë covid-19.
E ftuar në ‘Real Story’, ministrja tha se nuk parashikohet të ketë një mbyllje tërësore, por gjithsesi ajo tha se gjithçka do të varet nga dinamika e ecuria e epidemisë.
“Nuk parashikohet një mbyllje tërësore, do varet nga dinamika e ecuria e epidemisë. Do jemi në konsultim me komitetin e ekspertëve dhe do vlerësojmë masat që duhet të merren për tu zbatuar, ashtu sic ndërmorëm masa të veçanta si maska brenda në korrik, protokolli i sigurisë në shkolla. Nuk e kemi të matshëm ende impaktin e hapjes së shkollave. Jemi përballë sfidash shumë të mëdha, bota është në përballjen e parë një herë në 100 vjet.
Kjo situatë kërkon sjellje individuale shumë strikte dhe i përgjegjshëm për veten dhe ata që ka në kontakt. Nëse jemi të ndërgjegjshëm do kemi në dorë zhvillimin e jetës sonë e kolektive. Pikat tjera do diskutohen në një takim”, u shpreh Manastirliu.