Flash News

KRYESORE

Manastirliu paralajmëron me mesazhin e ekspertit të Shëndetit Publik: Një valë e dytë është plotësisht e mundshme

Manastirliu paralajmëron me mesazhin e ekspertit të Shëndetit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka paralajmëruar përmes ekspertit të Shëndetit Publik, Alban Ylli se një valë e dytë e pandemisë covid-19 është plotësisht e mundur.

Përmes një video-mesazhi, i shpërndarë nga ministrja në rrjetet sociale, epidemiologu thotë po ashtu se izolimi për herë të dytë është shumë e vështirë për t’u zbatuar, sidomos për një periudhë të gjatë kohore.

“Jemi para një sfide të re, do na duhet të mos harrojmë se jo vetëm ne në Shqipëri, por në gjithë botën ndodhen para një krize historike që do mbahet mend për vite me radhë. Kudo në botë po dëshmohet solidaritetit për të parandaluar infeksionin e virusit dhe për të shpëtuar sa më shumë ata që janë më të dobët.

Do na duhet gjatë verës e më vonë të respektojmë strikt masat e këshilluara, sidomos në mjediset  mbyllura, me maska dhe distancë fizike dhe higjienën personale, kështu minimizojmë riskun në mungesë të izolimit që u praktikua për disa muaj, e vështirë për t’u praktikuar për një periudhë të gjatë kohe.

Parashikimi i trajektores së ardhshme të pandemisë është i vështirë, por vlerësohet se me zbatimin e masave mund t’ja dalim sërish.

Të mos harrojmë se pandemia vijon dhe një valë e dytë është plotësisht e mundur”, thotë Ylli.

Të fundit