Flash News

KRYESORE

Manastirliu pezullon “check up”. Rifillon pas koronavirusit

Manastirliu pezullon “check up”. Rifillon pas koronavirusit

Ministrja e Shëndetësisë bëri një reagim mbrëmjen e të hënës, duke u shprehur se është pezulluar kryerja e “check up”. Por, ndryshe nga sa ka kërkuar PD, për anulimin e koncensionit, Manastirliu tha se “check up do të rifillojë pas rikthimit të normalitetit”.“Fake News! Check Up nuk është anuluar por pezulluar deri në rikthimin e normalitetit, kur njerëzit do të fillojnë të kontrollojnë flas gjendjen e tyre shëndetësore”, shkruan Ogerta Manastirliu.

Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e koncensionit të “check up”, me qëllim që paratë e këtij koncesioni të përdoren për tampone dhe kryerjen e analizave për koronavirus. Por duket se qeveria nuk do të bëjë një lëvizje të tillë, duke ngrirë përkohësisht këtë koncesion, i cili me gjasë është i diktuar nga karantina e të gjithë qytetarëve për shkak të koronavirusit.

Të fundit