Flash News

KRYESORE

Manastirliu: Sa persona janë në proces testimit pas kontakteve me dy të prekurit me Covid-19

Manastirliu: Sa persona janë në proces testimit pas kontakteve me dy

14 persona që kanë patur kontakte të afërta me dy rastet e konfirmuara me Covid-19 në Shqipëri janë në proces testimi.

Ky fakt është konfirmuar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një dalje për mediat, bashkë me ekspertë të autoriteteve shëndetësore në vend.

“Deri tani janë testuar 62 raste të dyshuara dhe prej tyre vetëm dy kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë, 14 persona të tjerë janë në proces testimi, pasi kanë qenë persona kontakti me të infektuarit”, tha ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kujtojmë se një 28-vjeçar erdhi nga Firence e Italisë më 26 shkurt përmes pikës kufitare të Muriqanit. Pas mbërritjes në Shqipëri, deri tani i riu ka infektuar babain e tij 54 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Të fundit