Flash News

KRYESORE

Manastirliu: Shërohet rreth 90% e stafit mjekësor të prekur nga Covid-19

Manastirliu: Shërohet rreth 90% e stafit mjekësor të prekur nga

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 9 pacientë nga COVID-19, ndërsa mes tyre janë edhe 1 mjeke dhe 2 infermiere.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tregon dhe shifrën në total të personelit shëndetësor të shëruar.

‘Gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga #COVID19 janë tashmë plotësisht të shëruar. Në total deri tani janë shëruar 53 personel shëndetësor’, shkruan ministrja në postimin në Facebook, ku ka publikuar foton e disa prej anëtarëve të personelit shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Në shifra zyrtare numri i të infektuarve nga COVID-19 në Shqipëri është 750, ndërkohë që 30 persona kanë humbur jetën.

Gjithashtu 431 persona ia kanë dalë të fitojnë liftën me COVID-19.

Të fundit