Flash News

KRYESORE

Manastirliu thirrje për ndihmë studentëve, stomatologëve dhe farmacistëve

Manastirliu thirrje për ndihmë studentëve, stomatologëve dhe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë lidhje me fushën e mjekësisë: mjekë, laborantë, farmacistë, studentëve të mjekësisë të bashkohen me ekipet e punës, në luftën kundër koronavirusit.

Në këtë thirrje, krah ministres Manastirliu, ka qenë dhe Rektori i Universitetit te Mjekësisë Arben Gjata, duke u shprehur se kushdo që është I gatshëm është i mirëpritur t’u bashkohet ekipeve të shëndetësisë.

“Jeni të mirëpritur, ju studentët e mjekësisë, studentët e shkencave mjekësore teknike, studentët e farmacisë, të shëndetit publik. Është një thirrje e cila do t’ju vërë në të njëjtën barrikadë me pedagogët, me mësuesit. Kjo thirrje i shtrihet të gjithë studentëve që studiojnë në fushën e mjekësisë në të gjitha universitetet shqiptare. Të japim një dorë për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë ku ndodhet vendi”, u shpreh Gjata.

Të fundit