Flash News

KRYESORE

Manchester United fiton me përmbysje, ky ishte super presing!

Manchester United fiton me përmbysje, ky ishte super presing!

Kur Manchester United nuk e nis mirë ndeshjen, mos prisni demoralizim të skuadrës. Sonte "Djajtë e kuq" fituan 4-1 ndaj Newcastle me përmbysje, pasi e panë veten në disavantazh pas 17 minutash (Longstaff).

Martial ishte lojtari i parë i cili shënoi për United, vetëm 7 minuta pas golit të rivalëve. Goli i avantazhit nuk vonoi. 18-vjeçari Greenwood dhuroi spektakël me predhën e tij në minutën 36’, ndërsa para se të mbyllej 45-minutëshi i parë shënoi edhe Rashford.

Pas pushimit, United u mobilizua për të shënuar sërish. Martial ishte në formë dhe shënoi golin e dytë personal, duke kompletuar katër golat e "Djajve të kuq" në një ndeshje jo pak delikate. Me këtë fitore, United e sheh veten në vend të 7-të me 28 pikë në Premier League, 4 më pak se Chelsea.

Të fundit