Flash News

KRYESORE

Mancini do rival të fortë, Italia ndeshet me Gjermaninë?

Mancini do rival të fortë, Italia ndeshet me Gjermaninë?

Roberto Mancini nuk ngopet me rivalë. Ai do skuadra të forta si kundërshtare dhe ka zgjedhur Gjermaninë si testin ideal para Kampionatit Europian. Ai u ka kërkuar drejtuesve të Federatës italiane një gjë të tillë dhe kërkesa i është miratuar.

Miqësorja do të luhet me datë 31 mars dhe ndeshja do të luhet në “Max-Morlock Stadion” të Nurembergut. Në atë ndeshje Mancini dhe Low do të shohin se në çfarë niveli janë djemtë e tyre. Shorti i Euro 2020 e vuri Italinë në grupin A, aty ku do të ketë përballë Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin.

Më pak fat kishte Gjermania. “Pancerat” ndodhen në grupin D, i njohur ndryshe edhe si grupi i ferrit, aty ku do të ketë kundërshtarë të fortë si Franca dhe Portugalia.

Të fundit