Flash News

KRYESORE

Mandatet/ Pas Susanne Schutz, në takim me Bashën edhe ambasadori i BE-së

Mandatet/ Pas Susanne Schutz, në takim me Bashën edhe ambasadori i

Vendimi i PD dhe i opozitës së bashkuar për djegien e mandateve ka bërë që mëngjesin e sotëm, kryedemokrati Lulzim Basha të presë në takim dy ambasadorë të akredituar në Tiranë.

Bëhet fjalë për ambasadoren e Gjermanisë, Susanne Schutz dhe ambasadorin e BE-së Luigi Soreca.

Takimi mes tyre me dyer të mbyllura vjen dy ditë pas vendimit të PD dhe opozitës së bashkuar për djegien e mandateve, si mesazh i ardhur nga protesta e 16 shkurtit.

Ndërkohë, pasditen e sotme, rreth orës 18.00 është parashikuar të mbahet Këshilli Kombëtar, i cili është hapi i fundit për vendimin përfundimtar të djegies së mandateve.

Nga ana tjetër, ky vendim u unifikua në Grupin Parlamentar dhe në Kryesinë e PD.

Të fundit