Flash News

KRYESORE

Mandati i deputetëve të rinj Dritan Bici dhe Silva Caka, KQZ mblidhet sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të diskutuar mbi mandatet e hequra të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rahovica.

Në mbledhjen e orës 12:00, në rend dite do të jetë diskutimi për dhënien e mandatit kandidatit në listën shumëmërore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qarkun Elbasan Dritan Bicit.

Po ashtu dhe diskutimi për dhënien e mandatit kandidatit në listën shumëmërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit Silva Caka, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Gjithashtu në këtë mbledhje do të diskutohet;

1-Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

2-Për verifkimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit të listës shumemërore Z. Florenc Xhindi, për këshillin bashkiak në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Të fundit