Flash News

KRYESORE

Mandati i deputetit, Ylli Manjani: Formalitet i tepruar! Politika nuk bëhet në parlamentin e vdekur

Mandati i deputetit, Ylli Manjani: Formalitet i tepruar! Politika nuk bëhet

Ylli Manjani e refuzon mandatin e deputetit për 40 ditë. Pas dorëzimit të mandatit nga Ilir Meta që mori postin e kreut të shtetit, mandati i LSI-së për Tiranën i kalon Ardit Çelës, i pesti në listë. Ylli Manjani, i katërti në listën e LSI-së për Tiranën, më herët nuk e pranoi mandatin e deputetit, që i duket i tepruar dhe një formalitet pa vlerë. Në këtë kushte KQZ, e detyruar nga ligji, ia ka dhënë mandatin të pestit, Ardit Çelës, i cili do ta mbajë atë thjesht si fuknsion të paushtruar asnjëherë, pasi në shtator fillon legjislatura e re dhe Ardit Çela nuk është pjesë e këtij parlamenti të ri. Ylli Manjani, pas refuzimit të mandatit shtoi: “Nuk mendoj të bëj politikë me një parlament të vdekur. Politika bëhet edhe pa qenë deputet!”

 

Të fundit