Flash News

KRYESORE

Mandati i kryetarit të PD pa kufizim, sot pritet debat në Këshillin e PD

Mandati i kryetarit të PD pa kufizim, sot pritet debat në

Këshilli Kombëtar i PD pritet të mblidhet pasditen e sotme në orën 18.00 për të diskutuar për draft-statutin që do t’i përcillet për diskutim Kuvendit Kombëtar të PD më 28-29 prill.

Në mbledhjen e sotme, grupi politik i punës për ndryshimet në statutin e PD, do të paraqesë argumentet për çështjet që janë përfshirë dhe ato që nuk janë përfshirë në draft statut. Burime të “Panorama” bëjnë me dije se çështja e mandatit të kryetarit është e vetmja për të cilët palët nuk kanë rënë dakord, ndaj edhe vendimmarrja përfundimtare për këtë çështje pritet të merret sot në Këshill.

Grupi i punës i përbërë nga dy nënkryetarët e PD, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, sekretari i përgjithshëm, Arben Ristani, sekretari i Burimeve Njerëzore, Fabradh Kadilli, Sekretari Organizativ Enno Bozdo, si dhe kreu i Departamentit të Pronave, Gent Malko, do të argumentojnë përse nuk janë përfshirë në statut çështje të cilat janë debatuar dhe se pse nuk është gjetur konsensus.

Ky i fundit ka konfirmuar po ashtu se i qëndron propozimit të tij për kufizim të mandatit të kryetarit, ndërsa propozon që kreu i partisë të japë dorëheqjen në rast se humb zgjedhjet, si dhe nuk ka të drejtë të rikandidojë në rast se humb thellësisht zgjedhjet.

Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i PD mblidhet sot pas 4 vitesh për statutin.

 

Të fundit