Flash News

KRYESORE

Mandati për krijimin e qeverisë, Albin Kurti refuzon sërish presidentin Thaçi

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti refuzoi sërish ftesën e presidentin të Kosovës Hashim Thaçi, i cili kërkoi që të takohen për ta mandatuar për krijimin e qeverisë. Kryetari i VV-së, partia e parë me më shumë vota nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit i dërgoi një letër kreut të shtetit ku e informoi se ndodhet jashtë vendit.

Gjithashtu, ai shprehu pakënaqësinë, që në fillim ftesat publikoheshin në portale, e pastaj shkonin te VV-ja.

“Ju faleminderit për dy ftesat e sotme që të takohemi sot, ftesa këto që fillimisht publikoheshin nëpër portale pastaj mbërrinin në zyrën tonë. Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte. Për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, takohemi gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë, por i shqyrtoj këto nenet që i keni përmendur në dy letrat tuaja”, ishte përgjigja e Kurtit nëpërmjet letrës.

Presidenti Thaçi e ka ftuar Kurtin dy herë në presidencë, për t’i dorëzuar mandatin për krijimin e qeverisë.  Takimi i parë ishte caktuar në orën 13:00, kurse i dyti në 20:00.

Të fundit