Flash News

KRYESORE

Mandati për qeverinë, Thaçi këmbëngul sërish; i dërgon ftesën e tretë Albin Kurtit

Mandati për qeverinë, Thaçi këmbëngul sërish; i

Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar ftesën e tretë Albin Kurtit, pas dy refuzimeve të mëparshme.

Kreu i shtetit kërkon që Kurti ta takojë atë të martën në orën 10:00 në kabinetin e tij.

“Me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të të institucioneve të Republikës së Kosovës, si President i Republikës së Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e përcaktuar në Kushtetutë”, thuhet në ftesën e Thaçit.

Ndërsa dje, Kurti tha se Presidenti përcakton vetëm datën e konstituimit të Kuvendit e jo të formimit të Qeverisë.

Formimin e Qeverisë e përcakton tjetërkush, e jo presidenti. Mua datën për formimin e Qeverisë ma përcakton Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Kurti.

Të fundit