Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mandati/ Rudina Hajdari tregon si reaguan dy vëllezërit: Kam përgjegjësi të madhe mbi shpatulla
Rudina Hajdari ka folur për herë të parë për reagimin që ka patur familja e saj pas vendimit për të mos djegur mandatin e deputetes, duke dalë kundër grupit të Partisë Demokratike. Ajo theksoi se me dy vëllezërit ka një marrëdhënie shumë të fortë, por pozicionet janë të ndryshme, pasi si deputete ka përgjegjësi të madhe mbi shpatulla.
“Me Kirin unë jam rritur, kemi kaluar shumë sfida dhe nuk vendosim asnjë tjetër mbi veten. Por kjo nuk do të thotë që nuk kemi mendime të ndryshme. Ata e panë që unë e po mendoja, por kanë shumë besim te unë. Unë jam njeri me vetëbesim dhe është e vështirë të më dalësh kundër. Ata i thanë mendimet e tyre, por unë kam një peshë tjetër, jam deputete e Parlamentit të Shqipërisë. Kam një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla”, tha Hajdari në emisionin 'A Show'.
Sa i përket raporteve me Partinë Demokratike, Rudina Hajdari u shpreh: “Unë kam lindur me dy gishtat lart. Unë kam lindur duke shkuar nëpër mitingje. Kam shkuar në çdo miting me babain tim, me nënën time. Unë kam lindur me thirrjen që ‘Shqipëria të bëhet si gjithë Europa.”