Flash News

KRYESORE

Mane me këmbë në tokë: Messi e Ronaldo janë monstra!

Mane me këmbë në tokë: Messi e Ronaldo janë monstra!

Lideri i Liverpool-it, Sadio Mane, nuk ka pranuar krahasimin me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Emri i tij përflitet për topin e artë për shkak të paraqitjeve të mira që ka bërë, por senegalezi nuk e pranon diçka të tillë.

"Ata janë monstra. Unë mendoj se jam ende shumë larg tyre. Siç e kam thënë do të bëj gjithçka që t'u afrohem sado pak atyre", - tha sulmuesi i Liverpoolit.

Mane ka bërë mjaft mirë në ndeshjen e djeshme kundër Aston Villes. Sulmuesi inspiroi rikthimin e rezultatit, pasi dha një asist fantastik dhe shënoi golin e fitores në minutën e 90'+4'.

Të fundit