Flash News

KRYESORE

Manipulimi votimit në Kuvend, sqarimi ‘ekspertit’ që mori kartat e deputetëve të PD-së për zgjedhjen e Arta Markut

Në procesverbalin e Kuvendit për seancën plenare të së enjtes së kaluar, figuron se pro projektligjit që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar ka votuar edhe deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo por ky i fundit nuk ishte i pranishëm fare në sallë. Për këtë fakt, opozita kërkoi anulimin e votimit të projektligjit në fjalë.

Por sot në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se asnjë deputet i PS-së nuk ka votuar në emër të dikujt tjetër teksa tha se ‘deputetit pavarur Robert Bitri në vendin që ai voton i është vënë kartë i një deputeti tjetër’.

Ndryshimi i kartave të deputetëve para votimit, është një ‘fushë’, që për të thënë të vërtetën, Balla e njeh mirë. Në dhjetor të vitit të kaluar, Balla, u filmua dhe fotografuar, teksa rrëmbente kartat e deputetëve të opozitës për të votuar për zgjedhjen e kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=81&v=HhJN6qoEcPo

Të fundit