Flash News

KRYESORE

Manjani: Datën e zgjedhjeve e cakton vetëm Presidenti

Manjani: Datën e zgjedhjeve e cakton vetëm Presidenti

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke cituar nenin 82 të Kushtetutës, shprehet se datën e zgjedhjeve në Shqipëri e cakton vetëm presidenti i republikës dhe askush tjetër.

Ditën e sotme, Presidenti Meta caktoi si datën e re të zgjedhjeve vendore 13 tetorin.

 

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Sa për informacion:

Neni 92.gj, përcakton qartë se datën e zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë e cakton Presidenti i Republikës.

Askush tjetër!

Vetëm Presidenti i Republikës.

Nëse duan t'i referohen Kushtetutës,ende në fuqi të Republikës, ky është neni. 92.gj.

Të tjerat janë komente, interpretime, llogje, blogje e ku e di unë çfarë tjetër!

Nuk ju pëlqen Ilir Meta, ky është hesap tjetër. Le ta shkarkojnë, ta përçudnojnë ti bëjnë çtë duan.

Datën e zgjedhjeve e cakton Presidenti dhe zyrtarisht është data 13 Tetor 2019.

Sa më takon, mendoj se vendi ka nevojë për zgjedhje parlamentare. Por edhe kjo është temë tjetër.

Lexoni Kushtetutën!

Të fundit