Flash News

KRYESORE

Manjani: Nga koha e Saimirit tek e Xhafës ka shumë dallime, por vetëm një të përbashkët

Manjani: Nga koha e Saimirit tek e Xhafës ka shumë dallime, por

Ish-ministri i Drejtësisë, juristi Ylli Manjani në një shkrim në Facebook, ka renditur një sërë ndryshimes nga koha kur Ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri në ditën e sotme, kur Ministër është Fatmir Xhafaj.

Sipas Manjanit, ndonëse ka ndryshime sasiore e cilësore sa i bërket llojës së drogërave dhe mënyrave të transportit, ka një të përbashkët.

“Të dyja kohërat janë KOHA E RAMËS!”, shkruan Manjani.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Meqë jemi tek loja “gjeni dallimin”.

Nga koha e Sajmirit tek koha e Xhafës ka dallim, pa dyshim. Dallimi është sasior dhe cilësor.

Nga kanabis kaluam tek Kokaina dhe

heroina!

Ska më tonelata, mjaftojnë disa kilogramë....

Ska më thasë të mëdhenj e batanije, sot trafikohet me qeska dhe me banane...

Më pak mall për më shumë para...

Pra ndryshime në sasi dhe cilësi!

Por ka një të përbashkët: të dyja kohërat janë KOHA E RAMËS!

Rilindasi që ndryshoi ngjyrën e hartës së Shqipërisë nga jeshil në të bardhë...

Na rroftë Rekomandimi.

Të fundit