Flash News

KRYESORE

Manjani nuk përmbahet: Mbajini sheshet e reja të neo diktaturës demokratike! Bëjini një m... mu në të!

Manjani nuk përmbahet: Mbajini sheshet e reja të neo diktaturës

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit, shkak  këtë herë është bërë shembja e një manastiri 400 vjeçar.

Mijëra apo milionë Euro shpenzoi Rilindja Urbane për të kthyer sheshet e mëdha që i bëjnë njerëzit miza, shkruan ai ndërsa shton se për të mbajtur në këmbë, trashegiminë kulturore të këtij vendi nuk është hedhur asnjë shpenzim.

Statusi i plotë:

Rilindja (k)urbane

------------

Mijëra apo milionë Euro shpenzoi Rilindja Urbane për të kthyer sheshet e mëdha që i bëjnë njerëzit miza!

Mijëra euro për pak metra katrorë fasada e bojra.

Qindra apo mijëra për palma (që u thanë) apo ndriçues rrugës që ngjajnë ai rrahëse vezësh!

Mijëra e miliona euro i paguhen koncensionarëve për punët e pista të këtij shteti të falimentuar në koncept!

Miliona euro për të Rilindur komunizmin!

Zero lekë (se Eurot mbaruan) për të mbajtur në këmbë , jo më shumë, trashegiminë kulturore të këtij vendi!

Ky manastir 400 vjecar u shemb, jo nga terrorizmi por nga qeveria e Rilindjes!

Turp e faqja e zezë!

Mbajini sheshet e reja të neo diktaturës demokratike! Bëjini një m... mu në të!

 

Të fundit