Flash News

KRYESORE

Manjani për shkarkimin e ministrave: S’ka lidhje me protestën e studentëve. Maskë e Ramës

Manjani për shkarkimin e ministrave: S’ka lidhje me protestën e

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar në  emisionin “Open” të Eni Vasilit ka dhënë mendimin e tij në lidhje me shkarkimin e ministrave nga Edi Rama.

Sipas Manjanit, shkarkimi i tyre nuk ka lidhje me protestën e studentëve, por është maska e re e Edi Ramës për të hyrë në zgjedhje.

“Ishte diçka e pritshme, e analizuar, e parë dhe e dukshme dhe s’kishte lidhje me protestën e studentëve. E dinte vetëm ai. Do të hyjnë në zgjedhje me maskën e re. Do të hyjnë në zgjedhje me kryearmikun Bushati i cili ka bërë disa krime të rënda dhe në ditët në vijim në portale do kemi gjëra… Do shpallen armiq këta… Do thonë do bashkohemi me Kosovën, me Malin e Zi, por asgjë s’do të ndodhë sepse është një maskë e re që vihet, një strategji politike e pastër. Nuk ka ndryshuar asgjë, është e njëjta qeveri”, u shpreh Manjani.

Të fundit