Flash News

KRYESORE

Manjani: Prokurori nuk e heton dot kryeministrin, e kërcënon me Vetting-un

Manjani: Prokurori nuk e heton dot kryeministrin, e kërcënon me

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ka deklaruar se kryeministri duhet te jap dorëheqjen  për t’i hapur rrugë të vërtetës, dhe se sipas Manjanit prokurori nuk mund të hetojë kryeministrin pasi ky i fundit e kërcënon me Vetting-un

 

“E vërteta nuk mund të gjendet nga autoritetet tona. Duhet të kujtojmë se arrestimi i Habilajve u bë nga autoritetet italiane. Rama mos të kërkojë të vërtetën, sepse ai e di. Nuk mund të thotë që nuk e ka ditur. Është njësoj si atëherë, kur thuhej nuk di gjë Enveri, se këto gjëra i bën Mehmeti apo të tjerët. Rama duhet të dorëhapët për t’i hapur rrugë të vërtetës. Cili prokuror mund të hetojë kryeministrin. Ai e kërcënon me vetting. Unë i kam denoncuar rastet, në kohën kur isha në qeveri. Kam ditur diçka dhe e kam thënë, edhe pse kjo me kushtoi “kokën time”  politikisht”, u shpreh Manjani.

Të fundit