Flash News

KRYESORE

Manjani reagon për partinë e re ‘Binda Demokratike’, nga financohet, te slogani e motivi i krijimit  

Krijimi i partisë së re ‘Binda Demokratike’ ka ngjallur edhe reagimin e ish-ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një status në rrjetet sociale, ai tregon me nota ironie se cili është qëllimi i krijimit të saj, slogani, apo nga financohet ajo.

Statusi:

Lajm:

Krijohet parti e re.

Quhet: Bindja Demokratike.

Përbëhet prej: Demokratësh të bindur.

Qëllimi: ti jepet edhe pak oksigjen qeverisë.

Motivi: për inat të Lulit.

Objektivi: kap ç’a t’kapësh.

Financohet nga: “sekret”

Koha e themelimit: shpejt e shpejt sa nuk ka ndërruar mendje PD.

Selia: godina e Kryeministrisë.

Programi: në hartim e sipër. ( coming soon) në varësi të situatës.

Slogani: opozitë e bindur e tigani plot.

Konkluzioni:

Mirë ata që janë “bindur” nuk e kuptojnë dot se ku janë, po qeveria vërtetë beson se do mbijetojë me ta?!

Unë mendoj se jo...

Të fundit