Manjani sugjeron dy data të reja për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka sugjeruar dy data të reja për të mbajtur zgjedhjet lokale, pas dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

Manjani shkroi në Facebook se mendon se data e re për zgjedhjet lokale mund të ishin 14 ose 21 korrik dhe se nga pikëpamja kushtetuese nuk ka asnjë problem.

Reagimi

Si datë të re zgjedhjesh lokale mund të ishin datat 14 ose 21 korrik. Është krejt e mundshme pa sforco ligjore, sepse nga pikëpamja kushtetuese nuk ka asnjë problem. Por insistoj, vendit i duhet sa më parë Parlamenti pluralist!

Kështu që vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje parlamentare në vjeshtë. Shtator-Tetor është periudha e duhur… Këtë gjë planifikonte të bënte edhe Rama, por e kishte në plan pa opozitën…. Pa opozitë nuk ka zgjedhje! Tani është koha për ndonjë hap pas dhe për t’u përgatitur për të dy palët e zgjedhjeve!.