Manjani zgjedh ambasadorin e huaj anti-opozitë: Ti vijë turp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar ashpër ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borschard për heshtjen e tij mbi problemet e 30 qershorit.

Në emisionin “Tempora”, ai e cilësoi gjermanin ai ambasadorin më anti-opozitë në vend, duke shkuar deri aty sa tha në anglisht “turp ti vijë [shame on him].

“Turp ti vijë. Nuk kemi pasur ndonjehere ndonje ambasador kaq anti-opozita sa ky. Nese kjo shtohet ne nje gjuhe te huaj kjo behet hata. Nuk mund te thuhet e njëjta gje per ambasadoren francese, ashtu si edhe për ministrin hungarez që kanë thënë mos prisni këshilla nga ne por zgjidhini vetë problemet”, pohoi nder te tjera Manjani.

Borschard ende nuk ka reaguar për procesin e 30 qershorit dhe për tre kryebashkiakët socialistë që dyshohet se kanë të kaluar kriminale; Vadrin Pjetri u tërhoqë, ndërsa Agim Kajmaku i Vorës dhe Mark Babani i Vaut të Dejës nuk kanë pranuar akuzat e Partisë Demokratike.