Manjola poston videon: Sikur po më turreshin demat e jo patat

Manjola Nallbani ka postuar në profilin e saj në Instagram një video shumë interesante ku një tufë me pata i janë “vërsulur” të gjitha njëherazi teksa është duke xhiruar klipin e saj të ri tek “Mrizi i zanave”.

Krahas videos, këngëtarja shkruan:

“Sikur po me turreshin demat jo patat ( apo quhen rosa😜😂) Gjate xhirimeve te këngës “ Sa syte e mi” 

Nuk dihet nëse kjo është pjesë e klipit, apo patat që ndodheshin aty thjesht i kanë shkuar nga prapa Manjolës, megjithatë është një video shumë e bukur.