Flash News

KRYESORE

'Manovra' e Blake Lively që të duket elegante dhe me klas

Ndërsa është duke shijuar suksesin pas  promovimit të filmit të saj të ri "The Rhythem Section", Blake Lively gjithmonë është një ikonë e stilit dhe e ofron këtë plot klas. Në fakt kësaj radhe nuk do të flasim për kostumet e saj që i sjell në një stil akoma më të veçantë, por do flasim për se si Blake Lively mundet të bëjë një "manovër" shumë të vogël dhe t`i japë komplet hijeshi pamjes e stilit të saj.

E veshur me një këmishë të bardhë dhe me një fund me bel të gjatë të zi velvet dhe me një kapele të zezë që e mban në duar.

Unaza që mbante në dorë, ishte në sintoni me manikyrin e saj aq të thjeshtë dhe klasik sa të bën të shpresosh që ka ende vajza që i kushtojnë vëmendje përkujdesjes pa qenë nevoja që thonjtë të jenë "4 kilometër" të gjatë.

Manikyri i kuq noir, është një mënyrë mjaft e mirë dhe këshillë indirekte nga aktorja për të marrë ide stili klasik nga Blake.

Të fundit