Flash News

KRYESORE

MAPO shpall Bashën Aleksandër të Madh dhe Fugën, Aristotel

MAPO shpall Bashën Aleksandër të Madh dhe Fugën, Aristotel

Klementin Mile ta MAPO e  fundjavës, në rubrikën e vet Peripatos, e arrin që në titull përfundimin: "Çdo filozof kërkon Aleksandrin e vet; nga Aristoteli te Artan Fuga". Ai risjell një marrdhënie të njohur të antikitetit, atë mes filozofit Aristotel dhe luftëtarit-princ Aleksandri i Madh. Kujton më pas raportin mësues-nxënës mes tyre, si dhe një letër-zemërimi të filozofit për mbretin-pushtues. Për ta kontekstualizuar, çka është edhe qëllimi i vërtetë i Peripatosit të kësaj radhe, Mile e zhvendos marrdhënien klasike te një postmoderne.

Vizaton si të ngjashme marrdhënien mes liderit të opozitës, Lulzim Basha dhe akademikut Artan Fuga. Që të dy janë shqetësim i prejdisakohshëm i MAPO-s. Diçka i shqetëson ata djem në lidhje me fatin e këtyre burrave. Mund të jetë se ata duan të jenë ose Princi (Basha) ose Filozofi (Fuga). Mund të jetë se duan të jenë edhe të dyja bashkë: edhe Princi, edhe Filozofi.

Lajmi nuk është te kjo dëshirë. Lajmi është se një gazetë arrin të gjejë në Shqipëri një Aleksandër të Madh dhe një Aristotel.

Të fundit