Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Maqedoni e Veriut e prekur rëndë nga pandemia, 7 të vdekur dhe 115 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Maqedonia e Veriut vijon të ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë së COVID-19. Ministria e Shëndetësisë së RMV ka njoftuar një tjetër rritje të rasteve të të infektuarve në 24 orët e fundit, me 115 të prekur- 53 në Shkup, 13 Strugë, 8 Tetovë dhe nga gjashtë raste në Dibër dhe Shtip., ndërsa 7persona kanë humbur jetën.
Autoriteti i shëndetësisë bën me dije se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 7.046, i të shëruarve në 3.027, ndërsa numri i viktimave në 341. Aktualisht, Maqedoninë e Veriut është vendi më i prekur në rajonin e Ballkanit nga pandemia e Covid-19. Numri i rasteve aktive është 3678, ndërkaq sot janë raportuar 40 persona të shëruar nga COVID-19, 26 nga të cilët janë nga Shkupi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.032 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 67.165.