All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Maqedoni e Veriut/ Preket nga COVID-i deputeti shqiptar bashkë me familjen

Maqedoni e Veriut/ Preket nga COVID-i deputeti shqiptar bashkë me familjen
All - Paragraf - 1

Ndërsa Maqedonia e Veriut vijon të jetë në një situatë të vështirë për shkak të emergjencës shëndetësore të COVID-19, mësohet se listës së të prekurve i është  shtuar edhe deputeti shqiptar Muhamed Zekiri. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti bën me dije se të infektuar kanë mbetur edhe bashkëshortja e vajza e tij tre-muajshe.

All - Paragraf - 3

Zekiri thotë se ai nuk ka shfaqur asnjë simptomë, ndërsa iu bën thirrje të gjithëve që të mos e neglizhojnë virusin dhe të jenë më të kujdesshëm për të mos u infektuar.

“Të nderuar miq, Pavarësisht kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua T’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre-muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19. Fatmirësisht unë jam pa asnjë simptomë por kam rezultuar pozitiv.

Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdesshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit. Njëherë shpreh keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme", shkruan Zekiri.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut e ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës alarmante dhe rritjes së numrit të të prekurve. Deri tani vendi shënon 133 viktima nga koronavirus, ndërsa 2,226 persona janë të infektuar.

Të fundit