Maqedoni/ Kur do të formohet qeveria dhe kush sipas gjasave do të jenë ministra

Deri ditën e premte duhet që Zaev që parashtrojë tek Kuvendi propozimin për përbërjen e re të Qeverisë. Detajet përfundimtare rreth ndarjes së posteve dhe emrave të ministrave, do të vendosen ditën e enjte, pas kthimit të tij nga Brukseli.

Deri atëherë në mënyrë permanente do të diskutojnë grupet punuese të partive, thuan nga LSDM-ja.

Ministrat e LSDM-së, që do të jenë në përbërjen e kësaj qeverie kryesisht janë të njohur, Radmilla Sheqerinska do të jetë në krye të Euro-integrime apo në Ministrinë e Mbrojtjes, Oliver Spasovski në MPB, Renata Trenevska Deskovska në atë të Drejtësisë, Ljubço Nikollovski në Ministrinë e Bujqësisë, Frosina Remenski ose Milica Carovska në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ndërsa Edmond Adeni në krye të Ministrisë së Kulturës.

Në qeverinë e re do të ketë edhe zgjidhje jopartiake, kështu, Nikolla Dimitrov do të jetë ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kurse zëvendëskryeministër për pyetje ekonomike do të duhet që të jetë një përfaqësues i Odës Ekonomike.

BDI-ja si duket do të ketë në këtë përbërje shumicën e emrave të njohur deri më tani, me disa përjashtime ku do të ketë edhe emra të rinjë. Teuta Arifi sipas të gjitha gjasave do të duhet që të jketë në krye të Euro-integrimeve apo në atë të Mbrojtjes, Bashkim Ahmeti do të duhet që të jetë në Ministrinë e Ambijentit Jetsor, kurse përmenden edhe emrat e ministrave të deritanishëm,Festim Ademi, Arbër Ademi, Lirim Shabani.

Aleanca për Shqiptarët që nga fillimi e ka preferuar Ministrinë e Shëndetësisë. Emër më i kalkular për kët është Arben Taravari.

Marrëveshja përfundimtare në mes partive në përgjithësi varet nga vendimi i Lëvizjes Besa,  se a do të jetë edhe kjo pjesë e qeverisë mbetet që të shohim në ditët në vazhdim. Nga kjo part është kërkuar Ministria e Arsimit, kurse si emër është propozuar Bilall Kasami.

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca për zgjedhjen e Qeverisë duhet që të mbahet në afat prej 15 ditës që nga momenti kur mandatari e dorëzon programin për përbërjen. Kryetari i Kuvendit duhet që t’u dërgojë atë të gjithë deputetëve. Kryetari i Kuvendit Xhaferi ka paralajmëruar se do t’u japë tre ditë për shqyrtim. Seanca zgjat dy ditë dhe votohet për Qeverinë si tërësi deri në fund të dytës dë dytë. Të patjetërsueshën janë të paktën 61 vota të deputetëve që qeveria të marrë dritë jeshile.