Flash News

KRYESORE

Maqedoni, Mogherini: Keni në duar çelësin e të ardhmes suaj

Maqedoni, Mogherini: Keni në duar çelësin e të ardhmes

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini vizitoi Shkupin për të mbështetur referendumin e 30 shtatorit. Ajo u shpreh se qytetarët e Maqedonisë kanë një rast historik në duar që nuk duhet humbur.

“Dyert tona janë të hapura, ju e mbani çelësin. Ana jonë është e përcaktuar dhe le të bëjmë që ky zotim të funksionojë. Ju keni një rast historik në duart tuaja”, tha Mogherini.

“Këto nuk janë zgjedhje dhe nuk bëhet fjalë për politikë. Duhet të siguroheni se kur të zgjoheni më 1 tetor do të bëheni krenarë për zgjedhjen që keni bërë për shtetin tuaj, për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj. Nuk do të ketë pendim”, tha përfaqësuesja e BE-së Mogherini, duke theksuar se votuesit e mbajnë në duart e tyre çelësin e të ardhmes së vendit të tyre.

Të fundit