Flash News

KRYESORE

Maqedoni/ VMRO-DPMNE nxit përplasje, bllokon komisionet e Kuvendit

Maqedoni/ VMRO-DPMNE nxit përplasje, bllokon komisionet e Kuvendit

Edhe në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, deputetët e VMRO – DPMNE-së vazhduan me ndërhyrjet procedurale duke e stërzgjatur debatin, veprim ky që nxiti polemika mes deputetëve të tyre dhe shumicës.

Në rend ditë të komisionit ishin raportet për dy vitet e kaluara të punës së  Këshillit Buxhetor Gjyqësor dhe realizimi i Buxhetit Gjyqësor dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, njofton Alsat-M.

Por, deputeti socialdemokrat Hari Llokvenec tha kjo që ndodhi sot në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, është diçka e parë dhe e pritur nga VMRO – DPMNE-ja.

Në një moment të debatit kryetari i Komisionit, Aleksandar Kiracovski u detyrua të jep gjysmë ore pushim duke i paralajmëruar deputetët e VMRO – DPMNE-së që mos të vazhdojnë me replikat dhe ndërhyrjet proceduralet sikur që ishte rasti në seancën konstituive të Kuvendit, mirëpo edhe pas pushimit, anëtarët e VMRO – DPMNE-së nuk i dëgjuan këshillat e Kiracovsit dhe vazhduan me replikat.

Të fundit