Flash News

KRYESORE

Maqedonia e Veriut hap kufirin me Shqipërinë, Greqia refuzon hapjen pas shtimit të rasteve me koronavirus

Maqedonia e Veriut hap kufirin me Shqipërinë, Greqia refuzon hapjen

Maqedonia e Veriut ka hapur këtë të premte kufirin me Shqipërinë. Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendit fqinj, pa u testuar për covid dhe pa detyrimin për t’u karantinuar.

Ndonëse paraditja e kësaj të premteje ka qenë e qetë, autoritetet doganore kanë marre masa për të përballuar rritjen e fluksit, duke hapur të gjithë sportelet si në hyrje ashtu edhe në dalje nga territori ynë.

Nga ana tjetër sot Zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias njoftoi se Greqia nuk do ta hapë kufirin me Shqipërinë më 1 korrik, ashtu siç pritej.

Hardalias tha se Greqia është e interesuar për ekonominë dhe hapjen graduale, por përkundër vizitorëve që do të hyjnë në Greqi duhet vëmendje dhe për mbrojtjen e popullatës greke.

Ai shtoi se edhe në momentin e hapjes do të kryhen testime për koronavirusin.

“Ne jemi duke punuar shumë për t’i mbajtur protokollet në të gjitha portat e hyrjes, për të pasur personelin e kërkuar, në mënyrë që të kontrollojmë në mënyrë të sigurt. Në çështjet e shëndetit publik, nuk ka asnjë disponim apo vullnet për ndonjë zbritje”, tha Hardalias.

Të fundit