Flash News

KRYESORE

Maqedonia e Veriut në raundin e dytë për presidentin e ri, dy kandidatët në garë

Maqedonia e Veriut në raundin e dytë për presidentin e ri, dy

Sot, Maqedonia e Veriut ka nisur raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në garë janë dy kandidatë, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga social-demokrati, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së, që drejtohet nga Hristijan Mickovski.

Votimet janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes. Të drejtën e votës e kanë rreth 1.8 milion persona.

Zgjedhjet do të jenë të vlefshme nëse në votime dalin mbi 40 për qind e zgjedhësve. Në të kundërt,

postin e presidentit të përkohshëm do ta ushtrojë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ndërsa Qeveria nuk e ka përjashtuar mundësinë që zgjedhja e presidentit të ri të kalojë edhe në Kuvend.

Të fundit