Maqedonia e Veriut nën drejtimin e një kryeministri shqiptar?! Ahmeti: Është një e drejtë legjitime dhe e arritshme

Për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, kryesimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga një shqiptar është e mundur. Në një intervistë për “Real Story”, pyetjes se “pse një kryeministër shqiptar?”- referuar kjo sloganit të tij “Koha për kryeministër shqiptar”, Ahmeti përgjigjet se kjo është një e drejtë legjitime dhe pikërisht ajo për të cilën ata garojnë si qytetarë maqedonas me të drejta të plota.

Këtë vit Ali Ahmeti dhe BDI shkojnë në zgjedhjet e parakohshme me dëshirën e madhe për një kryeqevritarë shqiptar, dhe se Naser Ziberi do të jetë njeriu që do të tentojë që për herë të parë të bëhet kryeminstri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Pyetje: Pse kryeministër shqiptar?

Është e drejtë legjitime. Ne jemi shtetas të këtij shteti. E drejta jonë e pamohueshme është që të jemi në garë për t’I prirë kreut , qeverisë së shtetit. Prisja që të përshëndetet nga kolegët e mirë maqedonas, si i LSDM, VMRO apo dhe qytetarët. Që ne shqiptarët marrim përgjegjësi. T’i heqim paragjykimet që ne shqiptarët për të ndarë. Ne angazhohemi se ky është shteti ynë. Gjysh pas gjyshi ne këtu i kemi. Dhe nuk ka nevojë për skepticizëm. Kjo nuk është vetëm një ide që është hedh dhe të mbetet në dallaksi, është ide e materializueshme. Kryeministri zgjidhjet me marrëveshje politike. Ulen subjektet që kanë fituar zgjedhjet, negociojnë për programet. Dhe bisedojnë për ndarjen e përgjegjësive. Unë në tavolinë kam kryeministrin, i shterrim, pse mos jetë kryeministri nga pala që propozoj unë. Por nëse partia që fiton ka hapësirë për koalicion me partitë e tjera le ta vijojë. Presidenti zgjidhet me votat e qytetarëve”, tha Ahmeti.