Maqedonia e Veriut rekord testimesh në vend; zbulohen 188 raste të reja me COVID-19 dhe 5 viktima

Maqedonia e Veriut regjistroi ditën e sotme 188 raste të reja të infektuar me COVID-19, duke çuar në 10 503 numrin e përgjithshëm të të prekurve që nga fillimi i pandemisë. Po ashtu, në 24 orët e fundit autoriteti shëndetësor raporton për 5 humbje jete, çka rrit numrin e të viktimave në 476 të vdekur.

Numri në rritje i viktimave dhe të infektuarve ka rritur vigjilencën edhe të autoriteteve vendase, ku që nga dita e djeshme raportohet për një rekord testimesh, me plot 1971 teste, nga të cilat 188 rastet e regjistruara janë të shpërndara sipas qyteteve të mëposhtme:

-Shkup 44

-Kumanovë 21

-Dibër 1

-Shtip 18

-Tetovë 24

-Strugë 21

-Veles 1

-Manastir 5

-Ohër 6

-Kavadar 3

-Gostivar 23

-Kriva Pallankë 1

-Koçan 1

-Probishtip 2

-Demir Hisar 1

-Makedonski Brod 3

-Kërçovë 10

-Resnjë 1

-Negotinë 2

Pacientët që ndërruan jetë janë nga Shkupi, Manastiri, Kumanova, dhe 2 nga Tetova. Po ashtu betejën me koronavirusin e kanë fituar edhe 268 pacientë.