Flash News

KRYESORE

Maqedonia e Veriut zgjat me dy javë gjendjen e jashtëzakonshme

Maqedonia e Veriut zgjat me dy javë gjendjen e jashtëzakonshme

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Maqedonisë së Veriut ka vendosur të zgjatë me dy javë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë covid 19.

Afati i gjendjes së jashtëzakonshme përfundonte më 17 maj.

Presidenti Stevo Pendarovski, që drejton Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Maqedoni deklaroi:

“Do të jenë të mjaftueshme [dy javë] për të zbatuar masat ekonomike dhe për të përfunduar luftën në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Arsyeja e këtij vendimi është nevoja për të zbatuar masa ekonomike dhe sociale, për të zbutur pasojat e pandemisë.”

Vendimit të presidentit i ka paraprirë kërkesa e qeverisë për zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë, por Pedarovski ka pranuar vazhdimin e saj për vetëm 14 ditë.

Ai ka thënë se vendimi për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka lidhje me datën e zgjedhjeve.

Në kuadër të lehtësimit të masave Maqedonia e Veriut, këtë javë, ka rihapur qendrat tregtare dhe biznese tjera.

Të fundit