Flash News

KRYESORE

Maqedonia fillon bisedimet për anëtarësimin në NATO

Maqedonia fillon bisedimet për anëtarësimin në NATO

Bisedimet inkuadruese për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të fillojnë më 12 korrik, me dërgesën e ftesës dhe pritet që protokolli inkuadrues të nënshkruhet në janar të vitit 2019, pasi të përfundojë zbatimi i detyrimeve  të Maqedonisë nga marrëveshja me Greqinë, thanë burime të larta qeveritare për agjencinë maqedonase të lajmeve, MIA.

Nga ai moment, Maqedonia do të marrë pjesë në të gjitha strukturat e NATO-s.

Një deri në një vit e gjysmë përafërsisht nevojiten për ratifikimin e marrëveshjes për inkuadrim në parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Në Samitin e 12 korrikut do të ketë ceremoni për dorëzimin e ftesës ndaj Maqedonisë.

Maqedonia do të jetë pjesë e takimeve të punës në Samit.

Tani mbetet vetëm që Maqedonia t’i zbatojë detyrimet e marrëveshjes me Greqinë.

Të fundit