Flash News

KRYESORE

Maqedonia hedh poshtë dyshimet: Gruevski gjendet në Hungari

Maqedonia hedh poshtë dyshimet: Gruevski gjendet në Hungari

Ministria e Brendshme e Maqedonisë hodhi poshtë dyshimet e ngritura se ish-Kryeministri Nikolla Gruevski ishte larguar nga Hungaria.

“Nga të dhënat që disponojmë dhe bisedave me Ministrinë e Brendshme hungareze, Gruevski gjendet në Hungari, ku pret vendimin e autoriteteve rreth kërkesës së tij për azil”, thuhet në njoftimin e MB.

Përpara parlamentit hungarez, sekretari shtetëror në kabinetin e kryeministrit Orban tha se Gruevski ka trajtim special për shkak se ka qenë dhjetë vite kryeministër i Maqedonisë.

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Maqedoni ka kërkuar nga autoritetet e Malit të Zi video-xhirimet e kamerave të sigurisë së vendkalimit kufitar, ku ish-kryeministri Gruevski kishte kaluar kufirin rrugës për në Hungari.

Të fundit