Flash News

E-TJERA

Maradona akuzohet se ndikoi në dënimim e Messit nga FIFA

Maradona akuzohet se ndikoi në dënimim e Messit nga FIFA

Diego Maradona insiston se ai nuk ka gisht në dënimin e  yllit të Barcelonës, Leo Messit.  FIFA dje kishte vendosur ta dënonte Leo Messin me katër ndeshje të mos luajë, për shkak të fyerjeve që i kishte bërë gjyqtarit anësor në ndeshjen ndaj Kilit.

Për këtë dënim ishte akuzuar edhe legjenda Diego Maradona, por ai insiston se nuk ka gisht në këtë punë, madje thotë se do të bisedoj me presidentin Gianni Infantino.

“Dënimi ndaj Leo Messit është i ekzagjeruar, më lëndon kur njerëzit thonë se unë kisha ndikim në këtë vendim, por ju betohem në Zot se nuk dija asgjë,”  tha Maradona për La Oral Deportiva.

“Do të bisedoj me presidentin e FIFA’s, Gianni Infantino, sepse është një dënim i tmerrshëm. E kam telefonuar shumë herë edhe Messin, por nuk më është përgjigjur”. 

Të fundit