Flash News

KRYESORE

Maradona i drejtohet Messit: Mos u kthe në Kombëtare

Maradona i drejtohet Messit: Mos u kthe në Kombëtare

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, i ka bërë thirrje Messit të mos kthehet më të luajë me kombëtaren, pasi ai u hodh poshtë nga shokët e ekipit.

"Kjo është arsyeja, pse i them Messit që të mos kthehet më në kombëtare dhe të marrë të gjitha fajet mbi vete. Ne do të “mbajmë zi”, për shkak se nuk kemi asnjë lojtar tjetër si ai, por Messi nuk mund të mbajë gjithmonë mbi vete përgjegjësitë e AFA. Është shumë e lehtë të fajësohet Messi për gjithçka, por kështu nuk rregullohet asgjë tek Argjentina. Dhe kjo më vret, sepse, nëse ka shokë, që me të vërtetë e duan Messin, ata duhet të kishin dalë për ta mbrojtur, jo të heshtnin për mediat", ka thënë Maradona.

Pas zhgënjimit në Kupën e Botës, "pleshti" ka lënë veten jashtë grindjeve për përzgjedhjet e tanishme të lojtarëve, me trajnerin e përkohshëm, Lionel Scaloni, i detyruar të thërrasë të tjerë.

Të fundit