Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Maradona i pakënaqur me trajnerin Sampaoli: Me këtë lojë mos u kthe më në Argjentinë
Legjenda e futbollit argjentinas dhe atij botëror, Diego Armando Maradona ka mbetur i zhgënjyer me paraqitjen e ekipin në ndeshjen kundër Islandës, e cila përfundoi 1:1, ku Mesi humbi edhe një penallti në minutën e 64. Ai pohoi se trajneri Sampaoli nuk ka bërë një punë të mirë duke e paralajmëruar se nëse skuadra vazhdon me paraqitje të tilla të dobta, bën mirë të mos kthehet në Argjentinë.
“Është një turp që të mos kemi një skemë goditjesh standarde të përgatitur. Duke ditur që islandezët janë të gjithë 1 metër e 90, i dërguam të gjitha goditjet nga këndi në zonë për t’i goditur me kokë. Jemi shumë pranë humbjeve në ndeshjet e radhës. Po kalojmë probleme të mëdha”, tha ai për mediat argjentinase.
“Ata u tërhoqën pas, siç e dinim të gjithë dhe ne nuk ia dolëm të zgjidhnim problemat që na vinin përpara, thjesht Argjentina nuk dinte të sulmonte. Të bën shumë përshtypje të shohësh tifozerinë me kokën poshtë, lojtarë që nuk japin një pasim apo të gjuajnë në portë. Gjithçka ishte te Mesi, të cilit i kërkohej të bënte dy gola më shumë. Duke parë Mesin në fushë, dallohej që ishte i nervozuar, ashtu siç do të isha unë po të zbrisja në fushë. Tani nuk falet më. Merrni 25 trajnerë po deshët, por duhet punuar, pasi shihej që Islanda kishte punuar më shumë se ne. Nuk u vë faj lojtarëve, kjo është thjesht mungesë pune, shihej që mungonte. Po luajtën përsëri kështu, Sampoli nuk kthehet më në Argjentinë”, përfundoi Maradona.